Aktualitet

Arrestohet 47-vjeçari shqiptar, ja çfarë i gjeti policia italiane në banesë

Shkruar nga Liberale
Arrestohet 47-vjeçari shqiptar, ja çfarë i gjeti policia

Një 47-vjeçar shqiptar është prangosur nga policia italiane pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.

Mediat vendase shkruajnë se ndalimi i tij është bërë nga efektivët në zonën e Bolzanos, ku gjatë kontrollit në banesë u gjetën tre blloqe hashash në total 269 gram.

Burri ishte kontrolluar më parë në zonën Don Boisco, ku policia ndërhyri pas raportimeve për aktivitete të trafikut të drogës.

Gjatë kontrollit në banesën ku banon 47-vjeçari u gjetën edhe një peshore precize, një pistoletë me llastiqe me tytë plumbi dhe 9 fishekë të kalibrit 8 mm.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH