Aktualitet

Arrestohet 47-vjeçari, ngacmoi vajzën e mitur dhe e tërhoqi zvarrë për flokësh

Shkruar nga Liberale
Arrestohet 47-vjeçari, ngacmoi vajzën e mitur dhe e tërhoqi

Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia e Devollit. Shtetasi me iniciale G.XH banues banues në një fshat të Njësisë Administrative Qendër, ka dhunuar fizikisht vajzën e tij 12 vjeçare.

Sipas policisë, vajza ka denoncuar babain se e ka ngacmuar seksualisht të bijën rreth një vit më parë, duke e prekur dhe ngacmuar, por pa  kryer marrëdhënie. Ndërsa ditën e sotme, e ka dhunuar fizikisht. Nga burimet bëhet me dije se babai e ka tërhequr për flokësh gjatë pyetjeve në prani të psikologut.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. Xh., 47 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Qendër, Devoll, pasi në qytetin e Bilishtit ka dhunuar fizikisht vajzën e tij të mitur 12-vjeçare, të cilën dyshohet edhe se e ka ngacmuar seksualisht rreth 1 vit më parë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH