Aktualitet

Arrestohet 41 vjeçarja në Voskopojë, burri: Më vodhi 28 milionë lekë

Shkruar nga Liberale
Arrestohet 41 vjeçarja në Voskopojë, burri: Më vodhi 28

Një 41 vjeçare është arrestuar pasi dyshohet se, i ka vjedhur paratë bashkëshortit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Voskopojë të Korçës, ndërsa sipas dëshmisë së bashkëshortit në polici mësohet se, shtetasja me incialet A.N., i ka vjedhur 28 milionë lekë.

Pas dyshimeve dhe kontrolleve të ushtruara tek e dyshuara (bashkëshortja), policia ka gjetur rreth 2 milionë lekë të fshehura.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetases A. N., 41 vjeçe, banuese në fshatin Voskopojë, Korçë, pasi dyshohet se ka vjedhur në banesën bashkëshortore, në fshatin Voskopojë, Korçë, një shumë të konsiderueshme parash, një pjesë e të cilave u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka sekuestruar paratë e gjetura, ndërsa gruaja nuk i pranon akuzat.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH