Aktualitet

Arrestohet 40-vjeçari dhe kryetari i fshatit, ja për çfarë akuzohen

               Publikuar në : 15:07 - 19/08/19 V Liberale

Dy persona janë arrestuar në fshatin Porodinë të Korçës pasi policia gjeti kanabis në banesën e njërit prej tyre.

Sipas burimeve zyrtare janë arrestuar shtetasit F.S., 40 vjeç dhe Miri Myrtollari, 35 vjeç, (me detyrë kryetar i fshatit Porodinë), të dy banues në fshatin Porodinë.

Lidhur me këtë rast, dyshohet se kryetari i fshatit shtetasi M.M, ka shpërdoruar detyrën, pasi nuk ka kallëzuar krimin pranë organeve përkatese, bën me dije policia.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë kanë arrestuar në flagrancë dy persona pas gjetjes së fidanëve të kanabisit në banesën e njërit prej tyre.

Sipas burimeve zyrtare janë arrestuar shtetasit F.S., 40 vjeç dhe Miri Myrtollari, 35 vjeç, (me detyrë kryetar i fshatit Porodinë), të dy banues në fshatin Porodinë.

Nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit F.S, u gjetën fidanë të dyshuar kanabis të kultivuar në tokë.

Lidhur me këtë rast, dyshohet se kryetari i fshatit shtetasi M.M, ka shpërdoruar detyrën, pasi nuk ka kallëzuar krimin pranë organeve përkatese.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme. /Gazeta Liberale

(Visited 94 times, 1 visits today)

Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *