Aktualitet

Arrestohet 34 vjeçari në Laç, ja pse akuzohet

Shkruar nga Liberale
Arrestohet 34 vjeçari në Laç, ja pse akuzohet

Një 34 vjeçar është arrestuar në Laç pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Sipas policisë mësohet se i arrestuari është shtetasi Bledar Lushi (Bardhi), 34 vjeç, banues në Mirditë.

Njoftimi i policisë:

Kapet nga shërbimet e Policisë Rrugore një person, i shpallur në kërkim për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në kërkim po lëvizte me mjet në Laç, Policia Rrugore e Lezhës ka mirëorganizuar punën duke bërë të mundur,në afërsi të një karburanti, bllokimin e mjetit tip “Volkswagen”, si dhe të drejtuesit të mjetit, shtetasin:

Bledar Lushi (Bardhi), 34 vjeç, banues në Mirditë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim në maj të vitit 2019, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar 1 vit burg për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH