Aktualitet

Arrestohet 30 vjeçarja që bënte namin me mashtrime në gjithë Shqipërinë

Shkruar nga Liberale
Arrestohet 30 vjeçarja që bënte namin me mashtrime në

Një 30 vjeçare është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi përvetësonte shuma të konsiderueshme parash me anë të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve.

Sipas policisë, e reja me inicialet V.G., banuese në Berat akuzohet për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim.

“Kjo shtetase dyshohet se me anë të mashtrimit dhe dokumenteve të falsifikuara, ka përfituar shumën 16000 euro nga një shtetas kosovar, me pretendimin se do t’i kryente atij, procedurat për pajisjen me pasaportë shqiptare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se kjo shtetase, nëpërmjet mashtrimit, ka përfituar shuma të ndryshme monetare, nga shtetas të ndryshëm në Republikën e Shqipërisë.

Ndërkohë, sipas policisë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të shtetases V. G.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH