Aktualitet

Arrestohet 29-vjeçari në Elbasan, ja pse akuzohet

Shkruar nga Liberale
Arrestohet 29-vjeçari në Elbasan, ja pse akuzohet

Një 29 vjeçar ka rënë në pranga, akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike. Sipas policisë, është arrestuar shtetasi me inicialet S. H., banues në Elbasan.

“Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, vihet në pranga 29-vjeçari që i posedonte. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasin: S. H., 29 vjeç, banues në Elbasan. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin”, njofton policia.

Mësohet se, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH