Aktualitet

Arrestohet 19-vjeçari në Durrës, dyshohet se ka vjedhur 5 krerë lopë të babait të tij

Shkruar nga Liberale
Arrestohet 19-vjeçari në Durrës, dyshohet se ka vjedhur 5

Një rast i pazakontë ka ndodhur në qytetin e Durrësit pasi një 19-vjeçar dyshohet se ka vjedhur 5 krerë lopë të babait të tij.

I riu me inicialet F. K., është ndaluar në Manzë dhe menjëherë është arrestuar teksa sipas policisë dyshohet se më datë 23.06.2023, i ka vjedhur babait të tij, 5 krerë lopë.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Shkallës së Parë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH