Kronikë

Arrestohen dy vëllezërit shqiptarë në Itali, rrëmbejnë me armë ish-të dashurën e njërit prej tyre

Shkruar nga Liberale
Arrestohen dy vëllezërit shqiptarë në Itali,

Ata janë arrestuar në Itali, pasi sipas raportimeve nga mediat italiane, dyshohet se organizatori i rrëmbimit ishte 25-vjeçari i cili kishte pasur një marrëdhënie me vajzën, ndërsa është ndihmuar nga i vëllai 22-vjeçar.

Gjithçka nisi me një denoncim të nënës së një 17-vjeçari që kishte marrë një kërkesë për ndihmë nga vajza, e cila mbahej pa dëshirën e saj prej disa ditësh në shtëpinë e ish-të dashurit të saj.

Me të mbërritur në vend policët kanë hyrë në banesë dhe kanë parë vajzën duke vrapuar drejt tyre në gjendje konfuze me shenja të dukshme rrahjeje, shkruajnë mediat italiane. Të dy shqiptarët janë arrestuar menjëherë.

Raportohet se vajza do të takohej me ish-in e saj në një lokal pas një kërkese këmbëngulëse për të sqaruar fundin e lidhjes, por më pas është kërcënuar me armë nga ish-i dashuri. Gjatë kontrollit, agjentët sekuestruan një pistoletë bosh dhe duket se qëllimi i tyre ka qenë të frikësuar dhe për ta trembur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH