Aktualitet

Arrestohen dy të rinjtë, udhëtonin me armë dhe municion luftarak

Shkruar nga Liberale
Arrestohen dy të rinjtë, udhëtonin me armë dhe municion

Dy persona janë arrestuar nga forcat “Shqiponja” dhe ato të Komisariatit Nr.2 në Tiranë.

Në pranga kanë rënë A.A. 21 vjeç nga Fieri dhe A.B. 21 vjeç nga Tirana.

Në bagazhin e makinës së tyre “Volkswagen Golf” u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë, krehër dhe municion luftarak.

Gjithashtu, 21-vjeçari me iniciale A.A. kishte shkelur edhe masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi kishte dalë nga banesa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH