Policia e Lezhës ka arrestuar dy persona me akuzën e vjedhjes në bashkëpunim. Shtetasit e arrestuar janë me inicialet E.C. dhe P.D., të dy banues në Lezhë.
Këta dy shtetas, sipas policisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur shtetasit S.K. shumën monetare prej 60.000 lekë të reja të cilat i kishte lënë në çantë teksa po luante me fëmijët në park.
Në cilësinë e proves materiale, dy të arrestuarve iu gjetën dhe iu sekuestruan një pjesë e shumës monetare të vjedhur./Gazeta Liberale