Aktualitet

Arrestohen babë e bir në Kurbin, u kapën me armë dhe municione

Shkruar nga Liberale
Arrestohen babë e bir në Kurbin, u kapën me armë dhe

Në kuadër të operacionit të koduar “Poligoni” policia ka vendosur në pranga babë e bir, si dhe një tjetër 17 vjeçar.

Po ashtu, u sekuestruan dy armë zjarri, një automatik e pistoletë dhe municion luftarak.  Të arrestuarit dyshohet se janë autorë të tentativës së kultivimit të lëndëve narkotike.

“Në vijim të kontrollit masiv të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative së në Laç, Kurbin, në një banesë në afërsi të një poligoni kishte armë zjarri dhe i zoti i banesës kishte kultivuar kanabis në vazo lulesh, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Poligoni”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:

-V. R., 48 vjeç, V. R., 17 vjeç (babë dhe bir), banues në Kurbin dhe A. L., 17 vjeç, banues në Fushë Krujë (shok i 17-vjecarit V. R).

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në oborrin e banesës së shtetasit V. R., në Laç, u gjetën të kultivuar në vazo lulesh, disa fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, gjatë operacionit Policia ka gjetur dhe sekuestruar brenda banesës së shtetasit të lartpërmendur, një armë zjarri automatik, një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH