Aktualitet

Arrestohen 7 persona në Tiranë, disa për dhunë në familje e të tjerë për vjedhje

Shkruar nga Liberale
Arrestohen 7 persona në Tiranë, disa për dhunë në

Policia e Tiranës, ka arrestuar 7 persona dhe procedon penalisht 1 tjetër për vepra të ndryshme penale.

Të arrestuarit akuzohen për: dhunë në familje, vjedhje, dhe shkelje të rregullave të qarkullimit.

Njoftim

Vihen në pranga 7 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin në kërkim G. Ll., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja“.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 39 vjeç, banues në Valias, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Sh., 40 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

– R. C., 26 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

– A. T., 67 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;

– K. Ç., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin e tij, në rrugën “Haki Stërmilli”, ka aksidentuar shtetasen Sh. P., 72 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

– A. T., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 kanë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S. P., 45 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, duke drejtuar automjetin e tij, në Rrugën e Dibrës, dyshohet se ka aksidentuar shtetasin S. S., 83 vjeç dhe është larguar nga vendi i aksidentit. I moshuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 28.07.2022, ka bërë kallëzim shtetasi K. D., 34 vjeç, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, tezja e tij, shtetasja M. A., 54 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH