Aktualitet

Arrestohen 5 persona në Velipojë, mes tyre 2 policë

               Publikuar në : 09:35 - 21/05/19 V Liberale

SHÇBA ka arrestuar 5 shtetas, që dyshohet se kanë lejuar ndërtime pa leje ne Velipojë, mes tyre 2 punonjës policie.

Njoftimi i policisë:

SHÇBA ka arrestuar 5 persona për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”, mes tyre 2 punonjës policie.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës, e cila ka caktuar masën ‘Arrest në burg” janë arrestuar:

– P.Z., me detyrë Specialist në Hetimin e Krimeve, në Stacionin e Policisë Velipojë;

– R.B., me detyrë SPZ, në Stacionin e Policisë Velipojë;

– R.K., me detyrë Inspektor i Policisë Ndërtimore në Bashkinë Shkodër.

Gjithashtu janë ndaluar edhe 2 shtetasit:

– N.K., 45 vjeç, nga Mali Jushit, Shkodër;

– B.N., 37 vjeç, nga Velipoja.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke keqpërdorur atributet që u jepte detyra, punonjësit e Policisë dhe ai i IMT-së, dyshohet se kanë lejuar që në zonën e Velipojës (e klasifikuar si “Zonë e mbrojtur”) të kryhen ndërtime pa leje në masë. Nga veprimet hetimore të kryera, është dokumentuar me prova ligjore veprimtaria e kundraligjshme për funksionarët publik dhe dy shtetasit.

SHÇBA falënderon dhe nxit qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor. /Gazeta Liberale

(Visited 6 times, 1 visits today)

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *