Aktualitet

Arrestohen 5 persona në Kosovë, po përgatisnin vepra terroriste

               Publikuar në : 18:50 - 10/10/21 liberale

Janë arrestuar pesë persona të dyshuar për terrorizëm nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit ky arrestim ka ardhur pas një hetimi disa mujor dhe zbatimit të masave të fshehta të hetimit dhe vëzhgimit. Prokuroria Speciale njoftoi se gjatë bastisjes janë gjetur lëndë eksplozive, armë zjarri, drone si dhe anti-tank.

Njoftimi:

Prokuroria Speciale njofton se gjatë bastisjes janë gjetur materie eksplozive, armë të zjarrta dron, si dhe armë anti-tankë.

Gjithashtu, ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit persona kanë kryer veprat penale “Përgatitja e veprave Terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 138 paragrafi 1 të KPRK-së, lidhur me  veprën penale “Kryerja e veprës terroriste” nga neni 129 paragrafi 1lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”  nga neni 364  paragrafi 2 i KPRK-së”, thuhet nga prokuroria.

PSRK, njofton se personat e njëjtë dyshohen edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 2 i KPRK-së.

Po ashtu, Prokuroria Speciale bën të ditur se brenda afateve kohore ligjore do të bëjë kërkesë për caktim të paraburgimit për pesë personat e ndaluar.​

Tags: , , , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back