Aktualitet

Sekuestrohen 22 milionë euro dhe një ‘mal me drogë’, arrestohen 46 trafikantë të dyshuar në Itali, shumica shqiptarë

Shkruar nga Liberale
Sekuestrohen 22 milionë euro dhe një ‘mal me drogë’,

Mëngjesin e sotëm, 11 tetor, policia e Trentos – e  ndihmuar nga forca shtesë dhe me mbështetjen e një helikopteri të Bolzanos, së bashku me agjentët e Policisë së Shtetit të Bolzanos – në kuadër të hetimeve të kryera në provincat e Trentos , Bolzano, Milano, Padova dhe Brescia, ekzekutoi urdhërin e policisë për arrestimet e 46 personave, nga të cilët 35 në burg dhe 11 me detyrime paraqitje dhe sekuestrim të aseteve dhe burimeve financiare për rreth 22 milionë euro. Masat e sigurimit, të firmosura nga gjyqtari janë dhënë në bazë të veprimeve hetimore të rezultuara në përfundim të një veprimtarie hetimore të detajuar dhe komplekse, e cila filloi në rrjedhën e vitit 2021.

Sipas mediave italiane, Hetimi përfshinte 46 persona, nga të cilët 34 të huaj me origjinë nga Shqipëria, Tunizia, Iraku, Anglia dhe Franca, në cilësi të ndryshme përgjegjëse se kanë marrë pjesë ose kanë bashkëpunuar në katër shoqata kriminale, nga të cilat dy të natyrës transaksionale të cilat, të ndërlidhura me njëra-tjetrën, i dedikoheshin trafikut të drogës (kokainë, hashash, marihuanë, heroinë dhe cokainë), të ardhur nga Shqipëria dhe Belgjika dhe të destinuara pothuajse tërësisht në territorin e Trentino Alto Adige.

Hetimet burojnë nga monitorimi i territorit, i cili i çoi në prill të vitit 2021 në arrestimin në flagrancë të një shqiptari me banim në fushën e Rotalisë, për posedim të 100 gramë kokainë. Zbulimet e mëvonshme të Fiamme Gialle bënë të mundur identifikimin e ekzistencës së një grupi kriminal, të përbërë nga gjashtë persona, kryesisht me origjinë shqiptare, të cilit i përkiste i arrestuari dhe rindërtuan në mënyrë të plotë më pas operacionet.

Praktikisht ata bënin marrëveshje mes bashkatdhetarëve të tyre që jetonin jashtë vendit dhe nëpërmjet makinave të drejtuara nga korrierët që kalonin rrugën ballkanike, e sillnin lëndën narkotike në zonën e Trentino-s, nga Shqipëria. Vazhdimësia e hetimeve bëri të mundur konstatimin e pranisë në zonat Trentino dhe Alto Adige të 3 grupeve të tjera kriminale, gjithashtu të lidhura dhe të ndërlidhura me njëra-tjetrën.

Në veçanti, banda e dytë kriminale, e përbërë nga 16 persona, thuajse e gjithë me origjinë shqiptare, e blinte lëndën narkotike nga furnitorë në Evropën Veriore, veçanërisht në Belgjikë.

Gjatë hetimeve nga operacionet që u kryen u zbuluan lënë narkotike nëpërmjet edhe përdorimit të reparteve të qenve, të cilat bënë të mundur arrestimin në flagrancë të 15 personave dhe sekuestrimin e mbi 23.7 kilogramë hashash, rreth 20 kilogramë marihuanë, 20.7 kilogramë kokainë si dhe para cash mbi 220.000 euro. Operacionet e shërbimit bënë të mundur rikonstruksionin e mbi 630 episodeve të shpërndarjes së drogës, nga të cilat u përllogarit se konsumi arrinte afërsisht 41 kilogramë kokainë, 84 kilogramë marihuanë, 34,5 hashash, 6,2 heroinë dhe 115 gram krak.

Ekzekutimi i urdhrit të Autoritetit Gjyqësor – i cili u zhvillua në provincat e Trentos, Bolzanos, Milanos, Padovës dhe Brescias me përdorimin e rreth 150 policëve dhe agjentëve – përveç arrestimeve bëri të mundur sekuestrimin e disa llogarive rrjedhëse, 28 prona të paluajtshme dhe 2 aktivitete tregtare, si një restorant ushqimesh dhe pijesh në Bolzano dhe një dyqan duhani në Trento. /Liberale.al/

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH