Aktualitet

Arrestimi i kushëririt të deputetit të PS, Basha: Duhen zgjedhje

Shkruar nga Liberale
Arrestimi i kushëririt të deputetit të PS, Basha: Duhen zgjedhje

Pas lajmit për arrestimin e Redjan Rrajës, kushëri i deputetit të PS, Rrahman Rraja, ka ardhur reagimi i Partisë Demokratike.

Në një pronocim për mediat, lideri i opozitës, Lulzim Basha tha se akti i fundit është në vazhdën e poshtërimit të PS-së.

Sipas tij, ky akt është tregues i qartë i nevojës për ndryshimin e menjëhershëm, për zgjedhje të parakohshme.

Fatkeqësisht ëshë në vazhdën e poshtërimit të PS, të poshtërimit të qytetarëve shqiptarë sepse tregon që kjo është një luftë e pastër mes bandave në pushtet. Eshte tregues i qartë i nevojes per ndryshim të menjëhershëm për zgjedhje të parakohshme qe do i kthejne qytetareve dinjitetin, të drejten e votes dhe do i fuqizojne duke zgjedhur në parlament e në qeveri njerëzit qe meritojne te udheheqin aspiratat e tyre per ndryshim.

Në funksion të kësaj është edhe turi im që sapo ka nisur, një bashkëbisedim jo vetëm për hallet dhe problemet, por edhe të zgjidhjeve që duhet të prodhojnë një parlament që të përfaqësojë interesat e qytetarëve, dhe jo interesat e grupeve kriminale”, tha Basha./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH