Aktualitet

Arrestimi i avokatit/ Reagon dhoma e Avokatisë, Lezhë: SPAK bëri show

Shkruar nga Liberale
Arrestimi i avokatit/ Reagon dhoma e Avokatisë, Lezhë: SPAK bëri

Një ditë pasi avokati Sami Dema u arrestua nga SPAK, ka reaguar Dhoma e Avokatisë në Lezhë. Nëpërmjet një deklarate për mediat, zyra e Avokatisë së Lezhës thotë se SPAK bëri show dhe nuk ka ndjekur procedurat.

Deklarata e plotë

Arrestimi i kryetarit të Dhomes Vendore të Avokatisë Lezhë, që përfaqëson tre rrethe është show dhe cenim i profesionit të Avokatit në Republiken e Shqipërisë.

Drejtësia e Re u betua se do të ngrihej mbi parimet e deklaratës universal për të drejtat e njeriut, barazinë para ligjit. Por SPAK vërtetoj tërësisht të kunderten, duke shkelur me të dyja këmbët të gjitha parimet mbi të cilat duhej të bazohej drejtësia. Përse masa e sigurimit personal “Arrest në burg” në mungesë? Pse nuk janë ezauruar proçedurat për njoftimin e të akuzuarit dhe të njoftohej të marrë pjesë në seancën e vlerësimit të arrestimit?

Që të kuptohet nëse ka vepër penale, absolutisht duhet të marrë dënimin përkatës sipas ligjit, por në asnjë mënyrë nuk pajtohem me show të drejtësisë dhe me nëpërkëmbjen e një profesioni kaq fisnik, siç është ai i avokatit. Me këtë rast të papreçedent i bëj thirrje të gjithë kolegeve të protestojmë, në krah të respektimit të ligjit, e të respektimit të të drejtave të njeriut si dhe venien në vendin e duhur të drejtat dhe figuren e profesionit të avokatit në Republikën e Shqipërisë”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH