Kronike

Arrestimi i Artan Koçekut, kush është “tmerri” i Shkodrës

               Publikuar në : 20:08 - 12/07/19 R Liberale

Nëpërmjet operacionit të koduar “Dora e Hekurt”, Policia e Shkodrës ka bërë të mundur sot arrestimin e Artan Koçekut, 29 vjeç, banues në fshatin Pog. Ai ishte në kërkim për vrasjen e shtetasit Angjelin Shkambi, ngjarje e ndodhur në dhjetor të 2017-ës.

I njëjti person në vitin 2018 është përfshirë në një konflikt me armë, dhe gjatë ndjekjes nga Policia, ka braktisur mjetin në fshatin Shtoj i Ri dhe ka mundur të largohet.

Por Artan Koçeku ka qenë më parë i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale.

Në shkurt të 2017-ës, Koçeku u akuzua se ishte një prej personave që vendosi eksploziv në automjetin e P. Vuksani, efektiv në Komisariatin e Policisë së Pukës. Ngjarja kishte të bënte me punën e Vuksanit si punonjës policie.

Pak javë përpara kësaj ngjarjeje, në datat 12 dhe 14 mars të të njëjtit vit, Artan Koçeku akuzohej se kishte kryer grabitjen e tetë pikave të ndryshme të karburantit, duke përvetësuar shuma të konsiderueshme parash. Po kështu, sipas policisë, së bashku me një person tjetër, ai ka vjedhur edhe dy automjete.

I dënuar më parë për vjedhje, aktiviteti kriminal i Koçekut kishte për objektiv edhe dyqanet në Shkodër, ku akuzohej se kishte grabitur 12 të tilla.

(Visited 299 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *