Aktualitet

Arrestimet në Portin e Durrësit/ Zbardhet dosja: Ja çfarë u konstatua

Shkruar nga Liberale
Arrestimet në Portin e Durrësit/ Zbardhet dosja: Ja çfarë

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur dosjen e arrestimeve në Portin e Durrësit.

Sipas dokumenteve, kontejneri vinte me 1200 kuti me banane. Gjithashtu është konstatuar mungesë dhe zhvendosje kutish.

“Seksioni për hetimin e trafikut të paligjshëm dhe narkotikëve në drejtorinë vendore të policisë Durrës, më datë 16.07.2022 janë vënë në dijeni nga përfaqësues të Autoritetit Portual Durrës se gjatë kontrollit të kontejnerit me nr MSCU7328641, me targa AA675RD dhe trailer me targa AA R 109 ju ishin hequr plumbçet e sigurisë gjatë kohës që ai ishte në mbikëqyrje dhe kontroll në vendin ku ruhen kontejnerit me vend shërbimi nr. 44 dhe nr 44/1. Më pas është hapur ky kontejner dhe është konstatuar se sipas dokumentacionit të dorëzuar në momentin e mbërritjes ishte I ngarkuar me 1200 kuti me mbishkrimin “Jumbo Bana King” të ndara në gjashtë rreshta. Gjatë kontrollit është konstatuar se rreshtat e mesit kishin mungesë dhe zhvendosje të disa kutive, ku mungonin 49 kuti me banane”, thuhet në dosjen e zbardhur nga gazetarja Klodiana Lala.

Kujtojmë se, dy ditë më parë u arrestuan 20 persona në Portin e Durrësit, pasi një kontejner i ngarkuar me banane është konstatuar i hapur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH