Aktualitet

Arrest shtëpie për gjyqtaren, avokatët: Vendimi është marrë jashtë...

Shkruar nga Liberale
Arrest shtëpie për gjyqtaren, avokatët: Vendimi është

Avokatët e 5 të arrestuarve për korrupsionin në Gjykatën e Apelit të Korçë e kanë cilësuar vendimin për të lënë në arrest shtëpie gjyqtaren Mimoza Margjeka bashkë me avokatin Skëndert Demiraj, dhe në burg Arben Carën me dy të tjerët si një vendim të marrë jashtë dyerve të Gjykatës.

Po ashtu ata cilësojnë se procesi është joligjor pasi nuk ka indicie për Arben Carën dhe për Mimoza Margjekën por ata u penalizuan.

Më tej njëri prej tyre bën me dije se ka selektivitet në këtë proces dhe nuk ka prova për të arrestuarit që kanë ushtruar korrupsion.

Por në fakt gjyqtarja është arrestuar nga Policia pasi u ndikua nga disa persona të tjerë për të liruar nga burgu për 6 mijë euro Ortjon Bali. Bashkëshorti i saj, Arben Cara, shef departamenti në Universitetin e Durrësit luante rolin e sekserit.

"S’ka prova. E dyta, çështja është marrë nga një trup gjykues me tre anëtarë, dhe procedohet nga një anëtar. Nuk asbsolutisht që të zbatohet një masë represive e tillë.

Ka selektivitet. Në një procesverbal transkripti, enkas Gjykata kur ka dhënë masën, dhe nuk e ka referuar, ku individit të përgjuar flet me avokaten, dhe thotë se ka mbaruar punë.

Prokuroria ka mbajtur qëndrim të drejtë, është indicie që s’provohet. Por kur për Arben Carën dhe Mimoza Margjekën s’ka indicie, si i penalizon. Marrëdhëniët me të përfaqësuarën i kam brenda Gjykatës. ”- thane avokatët.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH