Cody Gakpo u bë lojtari i parë holandez që shënon në tre ndeshjet e tij të para në Kupën e Botës
Në formë Cody Gakpo shënoi sërish dhe Holanda përfundoi në krye të Grupit A, duke i dhënë fund paraqitjes së mjerueshme në ndeshjet e para dhe duke i shkaktuar Katarit humbjen e tretë radhazi.
Shfaqja e zymtë e Katarit do të thotë se ata u bënë vendi i parë pritës që dalin nga turneu me tre humbje në fazën e grupeve, duke përfunduar në fund pa asnjë pikë.
Holandezët, të cilët nuk arritën të kualifikoheshin katër vjet më parë, kalojnë në 16-she me një rekord, si të pamposhtur në grup dhe do të përballen për një vend në çerekfinale me ekipin që do të përfundojë në vendin e dytë në Grupin B – ndeshjet që fillojnë në ora 20:00.
Kampionët e Afrikës, Senegali mundën Ekuadorin duke zënë vendin e dytë dhe do të përballen me ekipin që përfundon në krye të Grupit B.
Lojtari i PSV Eindhoven, Gakpo, ka shënuar në të tre ndeshjet e grupit të Holandës dhe në të trija ndeshjet ai ka realizuar golin e parë. Katari u përpoq të reagonte, por lojtarët e Louis van Gaal shënuan në fillimin e pjesës së dytë për të shuar çdo shpresë të Katarit, për një rikthim teksa Frenkie de Jong e çoi topin në rrjetën e boshatisur, nga gjuajtja e Memphis Depay.
Holandezët mund të kishin fituar edhe më shumë, pasi Steven Berghuis iu anulua një gol dhe gjithashtu goditën traversën.
Tri herë finalistët, Holanda e ndoqën Botërorin nga shtëpia katër vjet më parë, por po kompensojnë kohën e humbur duke u kujtuar tifozëve cilësitë e tyre.
“Shtylla kurrizore” e tyre është e frikshme, e udhëhequr nga mbrojtësi i Liverpool-it, Virgil van Dijk – kapiteni i tyre – dhe kalon te mjeshtri De Jong në qendër e finalizohet lezetshëm me Gakpo në sulm.
Holanda ka eksperiencë dhe prestigj, ndërsa forca e saj e vërtetë do të shihet, kur të përballet në 16-she.
Përveç tre humbjeve radhazi në Kupën e parë të Botës, Katari gjithashtu pësoi shtatë gola, më së shumti nga një vend pritës në fazat e grupeve.
Me rritjen e numrit të skuadrave nga 32 në 48 për finalet e ardhshme në 2026, Katari mund ta lërë pas këtë fushatë të mjerë dhe të përpiqet të kualifikohet sërish, katër vjet më vonë. /Liberale.al/