Showbiz

Arnold Schwarzenegger merr 150,000 dollarë për një stërvitje në palestrën e tij

Shkruar nga Liberale

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se ai merr 150,000 dollarë për një stërvitje në palestrën e tij në Venice Beach, California, palestrën e njohur Gold's.

Në fakt, këtë të diel ai pati mundësinë të stërvitej me dy ekipe dhe secili prej tyre paguan shumën e mësipërme por paratë shkuan për një kauzë të mirë.

Arnold shkoi në vendin që e bëri të famshëm Venice Beach për të ndihmuar Morris Flankbaum të Floridës të punonte nën udhëzimet e tij. Flankbaum dhe familja e tij u trajnuan nga "The Terminator" për të qenë në formë.

Flankbaums patën mundësinë të japin kontributin e tyre bujar në mbledhjen e fondeve bamirëse "After-School All-Stars", të cilën aktori i famshëm e krijoi 30 vjet më parë për të ndihmuar fëmijët e varfër në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Organizata bamirëse After-School All-Stars u ofron fëmijëve programe pas shkollës dhe aktivitete ushtrimore. Aktualisht fondacioni ndihmon rreth 100 mijë fëmijë në 60 qytete të vendit.

Njerëzit që u zotuan të ndihmojnë dhuruan rreth 5.2 milionë dollarë, nga të cilat 1.75 milionë dollarë erdhën vetëm nga ankandi. Aktori gjithashtu dhuroi rrobat e tij personale, ndërsa ofroi një udhëtim me tankun e tij të ushtrisë për një tarifë.

Pjesëmarrësit në mbledhjen e fondeve paguan 50,000 dollarë dhe patën mundësinë të shihnin jo vetëm Schwarzenegger, por edhe Sylvester Stallone, Danny DeVito dhe një nga më të frikshmit e viteve '90, Dolph Lundgren./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH