Aktualitet

Armina Mevlani tregon pse e shtyu kaq shumë dasmën me Shkëlzen Berishën: Ishte faji im!

Shkruar nga Liberale
Armina Mevlani tregon pse e shtyu kaq shumë dasmën me Shkëlzen

Moderatorja Armina Mevlani në një bisedë virtuale me ndjekësit në rrjetet sociale ka treguar, se pse ajo dhe Shkëlzeni e kanë shtyrë kaq shumë dasmën.

“Pse e keni shtyrë kaq shumë vite dasmën?”, e pyeti ndjekësi.

E kam fajin unë. Shkëlzeni më ka propozuar në 2016, por unë doja çdo gjë me plan. Për shembull në 2018 fejesën dhe në 2020 dasmën. Më dukej 2020 viti ideal për tu martuar. Por, thonë mos bëni plane se Zoti qesh me ju dhe ashtu ndodhi", ka treguar Armina.

Kujtojmë, se çifti e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë një javë më parë, pas 9 vitesh lidhjeje. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH