Aktualitet

Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit/ Nënkryetari i PD-së: Zgjidhja e problemit është ende larg

Shkruar nga Liberale
Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit/ Nënkryetari i PD-së:

Në studion e emisionit “Open” në News24 u diskutua për luftën në Gaza, dhe armëpushimin e arritur mes Izraelit dhe Hamasit të mundësuar kryesisht nga SHBA-ja.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku tha se marrëveshja është gjë e mirë, por ende e brishtë dhe e cenueshme. Më tej i tha se zgjidhja e konfliktit mes dy vendeve është ende shumë larg.

“Është gjë e mirë që ka armëpushim. Ky është një aktivitet i madh diplomat i drejtpërdrejtë nga Joe Biden dhe liderëve të tjerë të rajonit ku zhvillohet lufta. Marrëveshja është e mirë, por ende e brishtë, pasi është ende e cenueshme. Është një shenjë që janë përdorur kanale për të arritur në marrëveshje. Të shpresojmë që të evitohen rrezikimet e pengjeve. Zgjidhja e problemi është ende larg.”, u shpreh Çollaku.

Ndërsa eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Brenton Kotorri, tha se për aq kohë sa ndalet lufta dhe s’ka viktima është gjë e mirë, ndërsa shtoi se nga kjo marrëveshje do dalë i humbur Hamasi.

“Për aq kohë sa ndalet lufta dhe s’ka viktima është gjë e mirë. Më duket sikur nga kjo humbet Hamasi, pasi i bie të lirojë pengjet. Nëse kjo ndodh, bombardimet nga Izraeli nuk do të ndalen. Nga ana tjetër është joproporcionale për palestinezët, të cilët do lirojnë 50 pengje dhe do u lirohen 150. Vetëm shumë pak nga pengjet janë gra, shumica janë fëmijë. Të gjithë janë ata nga Bregu perëndimor. Hamasi po e bën këtë për fëmijët. Lufta parashikon që pengjet edhe të mos kthehen në shtëpi”, u shpreh Kotorri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH