Globi

Armë bërthamore nga Irani, ministrat e BE takohen me urgjencë

Shkruar nga Liberale
Armë bërthamore nga Irani, ministrat e BE takohen me urgjencë

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian, ka paralajmëruar se Irani mund të prodhojë armë bërthamore brenda një ose dy vitesh, nëse Teherani vazhdon të shkelë marrëveshjen atomike me fuqitë globale.

Deklarata e tij vjen përpara një takimit urgjent të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian, i cili mbahet për shkak të tensioneve në rritje midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

Pas sulmit të Iranit mbi bazat ushtarake amerikane në Irak, BE deklaroi se nuk do të “kursejë asnjë përpjekje” për të mbajtur të gjallë marrëveshjen bërthamore, pavarësisht tensioneve të përshkallëzuara pas vrasjes së gjeneralit iranian.

Nga ana tjetër, Teherani njoftoi se do të reshtë së zbatuari kufizimet që parashihen në marrëveshjen bërthamore./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH