Sport

Armando Duka flet për të ardhmen e Rejas: Më vjen keq si shkoi...

Shkruar nga Liberale
Armando Duka flet për të ardhmen e Rejas: Më vjen keq si shkoi...

Pavarësisht humbjeve dhe situatës jo të mirë të Kombëtares, kreu i FSHF, Armando Duka do të vazhdojë t’i besojë trajnerit Edi Reja.

Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, Duka ka theksuar se Reja është trajneri i duhur për t’i besuar sërish drejtimin e skuadrës.

 “Mendoj se do të jetë sërish Reja trajneri i Shqipërisë, do të flas më të, nuk kam pasur kurrë dyshime mbi këtë pjesë. Më vjen keq vetëm si shkoi përballë Andorrës, të gjithë bëmë gabim që menduam se ishte një ndeshje e thjeshtë, mbase të gjithë e kishim mendjen tek stadiumi”, tha ai.

Pas humbjes me Francën në stadiumin “Air Albania Stadium”, trajneri i Kombëtares, në një konferencë për mediat, tha se i mbaronte kontrata, por do të dëshironte që të vazhdonte të drejtonte kuq e zinjtë./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH