1

Armando Broja shënon golin e parë në Premier League

               Publikuar në : 18:32 - 16/10/21 liberale

Pas disa paraqitjeve të shkëlqyera me kombëtaren e Shqipërisë, Armando Broja këtë herë ka dhënë maksimumin me Southampton.

Talenti 20-vjeçar realizoi golin e fitores ndaj Leeds, që është dhe goli i tij i parë në Premiere League.

Fillimisht trajneri Ralph Hasenhuttl shprehur dyshime nëse do ta niste takimin me Brojën në sulm.

Por, sulmuesi kuqezi tregoi në fushë se ky ishte një mendim krejt i gabuar me golin e shënuar në minutën e 53’.

Me këtë fitore Southampton i dha fund 9 ndeshjeve pa fituar në kampionat dhe paraqitja e Brojës pritet të lërë shumë mbresa jo vetëm tek trajneri por edhe tifozët. Këtë gjë ata e treguan edhe në momentin e zëvendësimit.

Tags:


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back