Sport

Armando Broja rikthehet në stërvitje, gëzohen tifozët e Chelsea

Shkruar nga Liberale
Armando Broja rikthehet në stërvitje, gëzohen tifozët e
Armando Broja ka lënë pas dëmtimin e rëndë pasi këputi ligamentin. Në fillim u diskutua se Broja do të mungonte gjatë, por rikuperimi post-operacion ka shkuar shumë mirë, duke bërë që bomberi shqiptar të nisë stërvitjen. Sulmuesi shqiptar është parë së fundmi në palestrën e klubit duke u stërvitur me shokët e tij të ekipit. Ky është vetëm fillimi i rikuperimit, por mund të thuhet se Broja është në gjysmë të rrugës për tu rikuperuar plotësisht.
Sipas asaj që mësohet, Armando Broja mund të rikthehet në fushën e lojës me skuadrën e Chelseat nga fundi i prillit ose në fillim të majit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH