Aktualitet

Armand Shkullaku: Ligji anti-shpifje që mos dalin skandale si "Unaza"

Shkruar nga Liberale
Armand Shkullaku: Ligji anti-shpifje që mos dalin skandale si

Pjesë e gazetarëve të cilët janë kundër ligjit anti-shpifje është edhe gazetari Armand Shkullaku, i cili në një takim me krerët e opozitës dhe kolegët gazetarë e përfaqësues të medias tha se ligji është diçka shumë e rëndë.

Ai akuzoi qeverinë duke thënë se ky ligj special bëhet për të mbrojtur një grup njerëzish që skandalet, si "Unaza" të mos dalin në sipërfaqe.

"Ligji eshte dicka shume e rende. Nuk jemi per ti bere gjyqin nje personazhi si Edi Rama qe tani prodhon filma sic e kishte bere sot. Premtimi i anulimit te ligjit duhet te kthehet ne akt.

Ky ligj special behet per te mbrojtur nje grup njerezish qe skandalet, si Unaza te mos dalin ne siperfaqe. Nese nuk do ekzistonin disa media qe veprojne si qeliza te lira, asgje nuk do merrej vesh.

ERTV eshte me keq se Zeri i Popullit e cila vjen drejtperdrejt ne koken e shqiptareve. Qeveria dhe bashkia kane nje staf prej 30 vetesh ku sjellin lajmin e gatshem.

Ne nuk lejohemi te marrim pjese ne aktivitetet e kryeministrise bashkise dhe tani kane filluar edhe ministrat. Ju keni mundesine te na tregoni se informimi eshte i lire dhe te gjithe te kene te drejte te informohen. Sjellja juaj ndryshe eshte nje mundesi qe demokracia funksionon", u shpreh Shkullaku./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH