Showbiz

Armaldo dhe Diola debatojnë me njëri-tjerin: Nuk dua të gatuaj, edhe kur kam gatuar nuk jam vlerësuar

Shkruar nga Liberale
Armaldo dhe Diola debatojnë me njëri-tjerin: Nuk dua të gatuaj,

Pas ndarjes së punëve nga lideri i shtëpisë, banorët nisën diskutimin me njëri tjetrin.

Një debat ndodhi midis Maestros dhe Diolës e cila javën e kaluar ka qënë përgjegjëse për pjesën e gatimit.

Armaldo u shpreh se nga ana njerëzore ata që dinë të gatuajnë mund të solidarizohen për të gatuar diçka edhe për të tjerët.

Diola kundërshtoi duke thënë se edhe kur ka gatuar nuk është vlerësuar. Përveç kësaj koha që harxhon në kuzhinë e pengon të marrë pjesë në lojë.

Armaldo i tha se ajo po keqkuptohej dhe se kjo gjë ishte në dëshirën e saj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH