Showbiz

Arjola Demiri ofendon rëndë Luiz Ejlin: Sa mirë më ka studiuar Luiza!

Shkruar nga Liberale
Arjola Demiri ofendon rëndë Luiz Ejlin: Sa mirë më ka

Arjola Demiri ka ndryshuar mendim. Edhe pse si shumë prej shqiptarëve dukej se ishte mbështetëse e Luizit në fillimet e tij në Big Brother Vip, ajo mesa duket është zemëruar prej deklaratave të tij.

Deklaratat e fundit të Luizit bënë që mendimi i aktores të ndryshonte.

Këngëtari tregoi se në edicionin e parë aktorja u viktimizua shumë dhe përmendte gjithë kohës fëmijët. Mirëpo së fundmi duket se Arjola është përmendur sërish gjatë një bisede mes Luizit dhe Efit, dhe aktorja ka reaguar ashpër ndaj tij.

“Sa mirë më ka studiuar Luiza në botën e strategjive. 6-7 herë më ka përmendur emrin deri tani. Nëse të gjitha femrat viktimizohen si Arjola Demiri. Ftoj Luizin të mos zgjedhë viktima reale për të çuar lojën përpara. Femrat e zonja dhe luftarake duket që e shqetësojnë, ndaj i përçmon, lufton, përdor për lojë dhe uroj të mos e bëjë në jetë reale”.

Faleminderit që më jep vëmendje dhe të sillem nëpër kokë gjatë lojës tënde. Pema me kokrra, gjuhet se pemës së thatë si afrohet kush. Kaçubeti beso n’veti e gjun n’gjeti”, shkruan Arjola.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH