Sport

Argjentina shpall 3 ditë zie kombëtare për Maradonën

Shkruar nga Liberale
Argjentina shpall 3 ditë zie kombëtare për Maradonën

Argjentina ka vendosur që të mbajë tre ditë zie kombëtare për të kujtuar Diego Armando Maradonën, i cili ndërroi jetë këtë të mërkurë pasi pësoi një arrest kardiak.

Presidenti argjentinas Alberto Fernandez ka postuar një mesazh, përmes së cilës shpreh dhimbjen nga lajmi i trishtë që pushtoi sot botën.

“Ju na dërguat në majën e botës. Na bëre jashtëzakonisht të lumtur. Ju ishit më i madhi nga të gjithë. Faleminderit që keni ekzistuar, Diego. Do të na mungoni për gjithë jetën”, shkruante ai.

Maradona vdiq në shtëpinë e tij në Buenos Aires vetëm disa ditë pasi mbushi 60 vjeç.

Futbolli do të nderojë Maradonën, duke mbajtur një minutë heshtje në të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve të planifikuar për ditën sonte dhe në ndeshjet e Ligës së Evropës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH