Aktualitet

Ardhja e pranverës sjell edhe shqiptarët e Kosovës, radhë në kufi

Shkruar nga Liberale
Ardhja e pranverës sjell edhe shqiptarët e Kosovës, radhë

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të vijnë në Shqipëri për të kaluar këtë fundjavë.

Masat anti-COVID të vendosura nga Qeveria e Kosovës në fillim të javës ku përfshihet edhe mbyllja e gastronomisë dhe moti i mirë, duket se i kanë shtyrë kosovarët që të mendojnë të largohen nga shteti i tyre.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, gjatë ditës së shtunë, në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, në dalje nga Kosova për në Shqipëri janë krijuar kolona të gjata me vetura deri në 400 metra. Ndërkohë, sipas qendrës, pritjet për ta kaluar kufirin shqiptar po shkojnë deri në 30 minuta, shkruan koha.net.

Gjatë ditës së premte, vetëm deri në ora 11:00, sipas Policisë së Kosovës, kufirin me Shqipërinë e kanë kaluar afro 5.500 qytetarë nga Kosova.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH