Aktualitet

'Universitas' vjen sot me: Arbitrariteti i interesit publik

Shkruar nga Liberale
'Universitas' vjen sot me: Arbitrariteti i interesit publik

Suplementi “Universitas” vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, zhanre të ndryshme, jo vetëm analiza politike, por edhe analiza për çështje të rëndësishme.

Në rubrikën “Polemika” do të gjeni një shkrim nga Klementin Mile me titull: “Arbitrariteti i interesit publik”.

Gati në të gjitha sistemet politike politikanët janë të zellshëm për të pretenduar se punojnë për ‘të mirën e përbashkët’ ose për ‘interesin publik’. Nocioni i interesit publikështë shumë i rëndësishëm për idealin demokratik të një ‘qeverie për popullin’. Por ideja e interesit publik paraqet një sërë vështirësish teorike, siç do ta shohim më poshtë", shkruan Mile.

Profesor Vladimir Myrtezai vjen sërish me një profil, me titull "Dekori".

"Përveç atdheut të vetëm, krijimtarisë, apo disa oazeve miqësore në lidhje me vetë atë që kish të bënte me këtë pemë të vjetër, në përgjithësi nuk se u ngrita në rritje në zgjim të interesave të mia për t’u zhgërryer me atë që më qasej përpara, por në format pasive isha dëshmitar i heshtur i gjërave bazë e të përditshme që më shoqëronin si të vdekura dhe si realitete të pavullnetshme."

Më pas do të lexoni pjesën e dytë të një studimi nga profesor Albert Doja me titull: “Hierarkitë politike dhe qasjet shkencore në Albanologji”.

“Duke u mbështetur në modelet hipotetike-deduktive dhe në qasjet moderne kontrastive e transaksionale, kam mundur të shpjegoj se rrethanat historike dhe kushtet politike në të cilat ka ndodhur ndërrimi i emrit etnik kanë përcaktuar edhe transformimin e dallimeve kulturore si rezultat i konvertimeve fetare dhe përzierjes së popullsive në territoret shqipfolëse”, shkruan Doja në nisje të shkrimit.

Ndërsa në faqet 18-19 do të gjeni një shkrim nga Eugjen Merlika me titull: “Nga diktatura në demokraturë".

“Një tipar i theksuar i demokraturave në përgjithësi është këmbëngulja për të qëndruar sa më gjatë në pushtet e në politikë, mundësisht deri sa të ndërrojnë jetë. Në këtë drejtim edhe shtetarët tanë nuk janë shumë të prirur të mos e respektojnë këtë rregull të pashkruar, por që është kthyer në një “ungjill” apo “kuran” të politikës.”

Më pas në rubrikën “Campus” do të gjeni dy shkrime: “Profesori i UET, Hysen Binjaku: Emocioniet e tre ditëve të para në auditor" dhe “UET Arts Festival, për talentet që mbështeten dhe rriten drejt rrugës së suksesit”. 

Dhe për ta mbyllur me një koment nga Ban Ki-moon me titull "Rikthimi te multilateralizmi".

Këto dhe shumë të tjera do t’i gjeni në suplementin Universitas. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH