Aktualitet

Arbër Hajdarit iu dha titulli “Qytetar Nderi”, Azgan Haklaj tregon historinë e lavdishme të Gashit dhe Malësisë së Gjakovës

Shkruar nga Liberale
Arbër Hajdarit iu dha titulli “Qytetar Nderi”, Azgan Haklaj

Malësia e Gjakovës i ka dhënë titullin “Qytetar Nderi”, Arbër Hajdarit, themeluesit të fondacionit "Fundjavë Ndryshe". Lajmi është bërë i ditur nga ish-deputeti Azgan Haklaj përmes një postimi në Facebook

Ai shkruan se pas drekës së organizuar nga" Fundjava Ndryshe", ku morën pjesë shumë të ftuar nga të gjitha trojet etnike të Kombit Shqiptar, i ka rrëfyer Shkëlqim Hajdarit historinë e lavdishme të Gashit dhe Malësisë së Gjakovës, pikërisht në ditën e nderimit të djalit të tij, Arbërit.

Postimi i plotë i Azgan Haklajt:

Malësia e Gjakovës djepi i qytetërimit Iliro-dardano-arbëror! Mora pjesë me kënaqësi në ceremoninë e organizuar nga Bashkia Tropojë në Muzeumin e Malësisë së Gjakovës e cila i dha titullin “Qytetar Nderi” z Arbër Hajdari.

Pas drekës së organizuar nga Fundjava Ndryshe në restorantin Avdi Rexha ku morën pjesë shumë të ftuar nga të gjitha trojet etnike të Kombit Shqiptar, miku im i çmuar, njëri prej simboleve të drejtësisë shqiptare z Shkëlqim Hajdari shprehu deshirën për të njohur nga afër historinë e Gashit të Gurit.

Me kënaqësi ia rrëfeva historinë e lavdishme të Gashit dhe Malësisë së Gjakovës mikut tim në ditën e nderimit të djalit të tij, Arbërit.

Kryefjalë dhe kallzues i historisë së malësisë, pikëprerjes iliro-dardane, djepit të eposit të kreshnikeve që ngjizi identitetin arbëror i thashë prokurorit legjendë është mikpritja dhe qëndresa në shekuj.

Kushtetuta e parë shqiptare, panballkanike, paneuropiane, Kanuni i Lek Dukagjinit ka preambul’ postulatin:

“Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut” vëllai im. Pjetër Shpani, Prijësi i Gashit me katër djemt dhe Lek Dukagjini me të jatin Palin dhe xhaxhain Nikollën ishin pjesëmarrës dhe shumë aktiv në Kuvendin Historik të Lezhës organizuar nga simboli kombëtar dhe shtetëror i shqiptarëve Gjergj Kastrioti, Skënderbeu.

Pjetër Shpani dhe Lek Dukagjini u bënë atkohë për heroin tonë si dy krahët e shqipes.

Kur mbylli sytë e kaloi në amshim Heroi ynë kombëtar Skënderbeu i’a la amanet Arbërinë Lek Dukagjinit, i cili e mbajti me përkushtim deri në fund të jetës së tij amanetin e Moisiut tonë. Para 1 viti Arbëri dhe Vlera, bija e Devollëve të Rrafshit të Dukagjinit e ripërtërinë lidhjen shpirtërore iliro-dardano-arbërore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH