Aktualitet

Arbër Çekaj në burg, babai i tij kapet me 49 kg kokainë në banane

Shkruar nga Liberale

Në portin e Durrësit përsëritet sërish historia e e trafikimit të sasive të mëdha të kokainës dhe brenda të njëjtës familje. Janë sekuestruar 49 kg kokainë nga kontenieri me banane që vinte nga Ekuadori drejt portit të Durrësit. Ndërkohë është arrestuar administratori i firmës "Ecoalmax" me qendër në Maminas që zotëronte kontenierin, Selim Cekaj, 72 vjec.

Sipas Report Tv, Selim Cekaj është baba i Arbër Çekaj, i dënuar me 14 vite burg për trafikimin e 613 kg kokainë në 2018. Kontenieri i Selim Çekajt ishte nën vëzhgim prej 1 muaji dhe kokaina ishte e ndarë në 31 pako e vendosur në shtyllat anësore të konteinerit me banane, ndryshe nga sasia prej 613 kg kokainë që u kap i biri i 72-vjeçarit, Arbër Çekaj, që kishte fshehur në dyshemenë e kontenierit me banane.

Pas skanimit të kontenierit të ardhur nga Ekuadori me bananet ka rezultuar me pullë të kuqe dhe autoritetet doganore kanë kërkuar që të futej në magazinë, por Selim Çekaj nuk ka pranuar që ajo të futej në magazinë duke thënë se ai ka porositur vetëm bananet. Kjo ka bërë që autoritete të hapin kontenierin aty ku ishte duke zbuluar drogën e llojit kokainë.

Selim Çekaj nuk ka pranuar që të ishte autori i saj duke thënë se ai është tregtar frutash dhe duhet ta gjejë policia se kush e ka futur drogën. Edhe pse Selim Çekaj nuk ka pranuar kokainë në kontenier, ai është arrestuar.

Report Tv zbuloi itinerarin e kontenierit të kompanisë 'Ecoalmax' që hyri në portin e Guayaquil të Ekuadorit në 18 shkurt 2021. Ajo u ngarkua në anije në 21 shkurt, ndaloi në Marok në 9 mars dhe u nis prej andej më 17 mars. Më pas anija ku ishte ngarkuar kontenieri me banane i Selim Çekajt ndaloi në Pire të Greqisë në 23 mars dhe u nis prej andej më 28 mars. Kontenieri ku u gjetën 49 kg kokainë u nis nga Pireu dhe në 30 mars u shkarkua në Durrës. Më 31 mars u bë dhe hapja e tij, ku u zbulua dhe sasia e kokainës e ndarë në 31 pako.

Ndërsa operacioni mori emrin e koduar "MERSIN" , nga emri i portit në Turqi ku anija me kontenierin ka kaluar transit aty duke bërë një ndalesë të shkurtër. Kjo ndalesë nuk është përfshirë në itinerarin e lëvizjes së saj, pasi ndalesa ishte tepër e shkurtër, por ka shërbyer për të marrë emrin operacioni i koduar 'Mersin' ku u arrestua Selim Çekaj.

Operacioni ka nisur në orën 2 të mëngjesit nga Policia e Shtetit, ku prezent ka qenë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe drejtori i policisë kriminale Tonin Vocaj. Operacioni ka zgjatur 2 orë dhe ka përfunduar në 4 të mëngjesit. Kontenieri ishte vendosur në rreshtin e kontenierëve me risk. Kjo pasi gjatë skanimit, kontenieri doli me pullë të kuqe.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH