Aktualitet

Arbër Çekaj kallëzon penalisht në SPAK prokurorin Edvin Kondili

Shkruar nga Liberale
Arbër Çekaj kallëzon penalisht në SPAK prokurorin Edvin

Arbër Çekaj, biznesmeni i cili akuzohet për 613 kg kokainë të kapur në Maminas, ka kallëzuar penalisht në SPAK, prokurorin e çështjes Edvin Kondilli si dhe oficeren e Policisë Gjyqësore, Migena Haxhinë.

Ai e akuzon Kondillin dhe Haxhinë për manipulim dhe të dhëna jo të sakta të sistemit TIMS.

Arbër Çekaj pronari i kompanisë “Arbri Garden” në kontenierët me banane të së cilës në fund të shkurtit të 2018 u kapën edhe 613 kg kokainë që vinin nga Kolumbia u arrestua në maj të 2018-tës në Gjermani.

Në një reagim publik shpërndarë nga avokati i tij, Çekaj shprehet se nuk ka lidhje me drogën, por prej vitesh ka nisur një punë të ligjshme me frutat duke pasur edhe fitime të cilat i zgjeruan aktivitetin.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH