Aktualitet

Arbër Çekaj akuza prokurorit të SPAK: E ka personale me familjen time

Shkruar nga Liberale
Arbër Çekaj akuza prokurorit të SPAK: E ka personale me

Në seancën e radhës gjyqësore, pronari i kompanisë “Arbri Garden” Arbër Çekaj, i akuzuar për trafikimin e 613 kg kokainë, ka kërkuar që të përjashtohet nga çështja prokurori i SPAK, Edvin Kondili.

Sipas Çekajt, prokurori e ka personale me familjen e tij dhe se i ka poshtëruar babain duke hapur kontejnerin me dhunë.

“Prokurori përhapi lajme se unë kam folur dhe nxjerrë emra të tjerë, duke vënë në rrezik jetën e familjarëve të mi edhe të babait të moshuar. Unë s’do ta bëja këtë për familjen e prokurorit. Unë nuk mund të vazhdoj me të. Unë jam në burg, se jam prej Tropojë. Se kam pas një mbiemër që si pëlqen prokurorit. Ai e ka personale me familjen time. Nëse SPAK s’ka prokurorë të tjerë, propozoj një nga Serbia meqë tani kemi dhe marrëdhënie të mira. Ky prokuror kaloi vetting-un në kurrizin tim dhe u bë pjesë e SPAK”, tha Çekaj.

Sipas BW, i pranishëm në sallë, prokurori Kondili iu kthye të pandehurit me fjalët:“kërcënimet s’ti këshilloj, pasi s’më shqetësojnë”.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 21 vite burg për biznesmenin Arbër Çekaj, i akuzuari për trafikimin e 613 kilogramëve kokaine që u gjet të fshehura në një kontejner me banane./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH