Aktualitet

Arben Kraja: Po hetohen fondet për tërmetin

Shkruar nga Liberale
Arben Kraja: Po hetohen fondet për tërmetin

Kreu i SPAK, Arben Kraja është thirrur sot për dëgjesë në Komisionin e Ligjeve. Ai deklaruar se ka pasur disa procedime penale për përdorimin e fondeve për tërmetin, të cilat po hetohen nga prokuroritë e rretheve.

“Mediat kanë prezantuar fakte që lidhen me abuzime për fondet e tërmetit. Mesa kam unë informacion janë disa prokurori të rretheve që po hetojnë procedime penale që lidhen me përdorimin e fondeve që lidhen me tërmetin. Janë çështje që janë në hetim dhe do marrin zgjidhjen e duhur ligjore”, u shpreh Kraja.

Kreu i SPAK nënvizoi më herët se ka një rritje të personave në hetim dhe të dënuarve krahasuar me 2020. Ai tregoi se me paratë e konfiskuara nga aktivitetet kriminale janë ngritur laboratorë eksperimentalë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH