Aktualitet

Arben Ahmetaj: Rama mori rolin e gjykatësit, nuk kam nevojë për ndihmë

Shkruar nga Liberale
Arben Ahmetaj: Rama mori rolin e gjykatësit, nuk kam nevojë për

Ish-ministri Arben Ahmetaj thotë se nuk ka hedhur asnjë firmë në procedurat për inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës. “Kam zero përfshirje”, u shpreh ish-ministri, teksa u ballafaqua dhe me disa dokumente në studion e emisionit “Opinion”.

Ahmetaj i është përgjigjur kur tha nëse “akuzat janë të vërteta më vjen shumë keq, por nuk e ndihmoj dot”. Nga e njëjta studio, sonte 1 javë më pas, Ahmetaj thotë se Kryeministri bëri rolin e gjykatësit. Ai u shpreh se “nuk ka nevojë për ndihmë”, teksa Ramës i sugjeroi të bëjë detyrën e Kryeministrit.

Ahmetaj u pyet sesi ka mundësi që nuk akuzohet nga Partia e Lirisë dhe më konkretisht nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi mbi akuzat, por vetëm nga PD-ja, ish-ministri nuk dha një përgjigje të qartë mbi këtë.

Ahmetaj foli edhe për Alda Klosin, të cilën tha se e gjeti te ministria e Financave dhe e la aty dhe shtoi se përgjegjësia e saj, lidhur me akuzat, është personale.

Ai foli më tej mbi akuzat që i janë ngritur.

“Në procedurën e inceneratorit të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, unë nuk kam marr pjesë dhe kam zero përfshirje. Pra, kam zero përfshirje në procedurë. Unë nuk kam firmë te inceneratorët. Dhe po them, që të dyja veprat, Elbasanit dhe Fieri janë të domosdoshme”, u shpreh Arben Ahemtaj.

Ish-ministri i Ekonomisë akuzohet nga opozita dhe disa media se ka pasur njohje me pronarët e inceneratorëve dhe ka marrë përfitime prej tyre. Mirëpo, Arben AHmetaj mohon publikisht që të ketë hedhur ndonjë firmë apo të jetë i përfshirë në procedurën e prokurimit.

Pjesë nga biseda në studio:

Arben Ahmetaj: E para dhe mbi të gjitha është e rëndësishme që ta vendosim në një kuadër, se ju shmangët pjesën e procedurës për inceneratorët. Cila është akuza ndaj meje? Ka akuzë zyrtare? Jo nuk ka.

Blendi Fevziu: Jo, kush tha. Unë kam një shkresë të një kolegu që thotë që SPAK vazhdon të kryejë hetimet për inceneratorin e Elbasanit. Objekt i hetimeve janë dhe veprimet e shtetasit Arben Ahmetaj.

Arben Ahmetaj: Shumë korrekte. Në procedurën e inceneratorit të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, unë nuk kam marr pjesë dhe kam zero përfshirje. Pra, kam zero përfshirje në procedurë. Unë nuk kam firmë te inceneratorët. Dhe po them, që të dyja veprat, Elbasanit dhe Fieri janë të domosdoshme.

Blendi Fevziu: Keni dhënë dakordësi për Elbasanin. Letra e Ahemtaj që jep “okay” për inceneratorin e Elbasanit.

Arben Ahmetaj: Do dalësh gabim, ti nuk del, por këtë herë do dalësh gabim. Është një dhënie dakordësie. Kjo letër është (tregon dokumentin), ka vlerë nul nga ana e procedurës. Nuk i referohet asaj, nuk i jap “okay” asaj që thotë Blendi, por kërkohet mendim për përcaktimin e Autoritetit Kontraktues.

Blendi Fevziu: Kjo letër është firmosur në 14 prill 2014. A e dinit kush ishin personat që do merrnin inceneratorët. A i kishit dëgjuar emrat e Mirel Mërtirit, Klodian Zotos dhe Stela Gugalljas?

Arben Ahmetaj: Klodianin dhe Gugalljan nuk i njihja. Kurse Mërtiri…

Blendi Fevizu: Po për inceneratorin e Tiranës e ka firmën Erion Veliaj. (Lexon një dokument)

Arben Ahmetaj: Po pyesni Erion Veliaj. Mund të pyesje dhe kryeministrin kur e kishe këtu, për rolin e Erion Veliaj.

Blendi Fevziu: Pse është dhe Erion Veliaj?!

Arben Ahmetaj: Po a e pe firmën aty?! Pyete.

*Blendi Fevziu i tregon Ahmetaj disa nga udhëtimet dhe qëndrimet e tij në Evropë, pagesat sikurse është denoncuar në media, janë bërë nga karta bankare e Klodian Zotos.

Arben Ahmetaj: I je referuar një spekulimi të pastër. Këto janë spekulime, nuk është i vërtetë. Nuk kam fjetur unë, nuk kam paguar unë me kartën e Zotos, nuk ja kam kërkuar ndonjëherë kartën. Ishalla do Zoti ta pyesni ndonjëherë ndonjë nga ata.

Blendi Fevziu: Pse nuk i merrni në telefon ta përgënjeshtroni?

Arben Ahmetaj: Po dhe ça do më thonë ata, nuk je ti?! Sot me këtë rezervim je në Madakaskar, s’je me mua këtu.

Arben Ahmetaj: Unë Edi Ramës nuk i kam kërkuar ndonjëherë ndihmë. Po them vetëm kaq. Nuk do desha të isha në vendin e Kryeministrit që të pretendoja të bëja gjykatësin. Ai për mua, sugjerim, të bëjë atë që bën më mirë, Kryeministrin. Gjykatësi është çik i sikletshëm, duhet të njohësh procedurat me detaje.

Blendi Fevziu: Kur dëgjove Kryeministrin që tha ato fjalë për ty, t’u kujtua Saimir Tahiri, Lefter Koka, Alqi Bllako?

Arben Ahmetaj: Kam një rekord, kur ka qenë dhe Bashkim Fino prezent, dhe mua më kujtohen këta ish-kolegë me shumë dhimbje dhe shumë shpesh unë me Saimir Tahirin s’kam shkuar fare. Por dhimbja që të shoh një ish-koleg në atë situatë është shumë e madhe. Burrat kur lindin dhe bëhen burra, i marrim parasysh të gjitha. Ajo që tha kryeministri, bëri rolin e gjykatësit, nuk kam nevojë për ndihmë. Ai e ka zakon të drejtë që thotë se përgjegjësia është personale.

Blendi Fevziu: Keni dhënë dakordësinë për inceneratorin e Elbasanit.

Arben Ahmetaj: Ajo është një dhënie dakordësie.

Blendi Fevziu: Në lidhje me shkresën tuaj dhe të ndërtimit dhe administrimit të impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të qarkut Elbasan për prodhimin e energjisë në procedurën përzgjedhëse me negociim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës që i jepet shoqërisë Albtec SHPK shprehemi parimisht dakord.

Arben Ahmetaj: Kjo letër ka vlerën nul nga ana e procedurës sepse nuk ka i referohet procedurës, nuk ndodhi kurrë vendimi i qeverisë dhe kërkohet mendim për projektimin për përcaktimin e autoritetit kontraktues, dhe kjo letër ka vdekur.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH