Showbiz

Arbana Osmani tregon nga çfarë ka hequr dorë

Shkruar nga Liberale
Arbana Osmani tregon nga çfarë ka hequr dorë

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani po shijon ditët e fundit të pritjes së ëmbël teksa po pret me padurim të marrë në krahë vogëlushin e saj.

Gjatë kësaj periudhe moderatorja ka vendosur të heqë dorë prej shumë ushqimeve për hir të bebit.

“Mëngjeset e shëndetshme janë të kushtëzuara nga shtatzënia. Duhen shumë perime, shumë fibra. Tani nga fundi kam hequr dorë nga karbohidratet dhe sheqernat dhe sheqerin e marr nga frutat, edhe ndonjë akullore. Si mund të rri unë pa akullore. Nuk janë gjërat më të mirë në botës, te gjërat e mira do të rikthehemi pak më vonë, por e rëndësishme është të hash mirë, sidomos në këtë periudhë”, u shpreh Arbana në një video të postuar në Instastory.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH