Kryesore

Arabia Saudite nuk do të lejojë pelegrinazhin e Haxhit

               Publikuar në : 16:26 - 23/06/20 liberale

Arabia Saudite ndalon vizitorët e huaj të bëjnë pelegrinazhin e Haxhit këtë vit, në një përpjekje për të kontrolluar koronavirusin e ri.

Vetëm një numër shumë i kufizuar i qytetareve që jetojnë në mbretëri do të lejohen të kryejnë pelegrinazhin e rëndësishëm të besimit Islam.

Rreth 2,5 milionë persona, mes tyre dhe shqiptarë, pritej të vizitonin Mekën dhe Medinën këtë verë si pjesë e ritualit të përvitshëm.

Të dhënat zyrtare tregojnë se pelegrinazhi kontribuon me rreth 12 miliardë dollarë në vit në arkat e Arabisë Saudite.

Mbretëria pezulloi fluturimet në muajin mars dhe u kërkoi myslimanëve të presin para se të planifikojnë pjesëmarrjen në Haxh, deri në një njoftim të dytë. Situata me pandeminë, ushqeu dyshimet se i gjithë rituali mund të anulohej për këtë vit.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back