Aktualitet

Aplikacioni ku mund të denonconi krimet mjedisore

Shkruar nga Liberale
Aplikacioni ku mund të denonconi krimet mjedisore

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të premte aplikacionin e ri “Komisariati Digjital”, përmes të cilit qytetarët do të realizohen denoncimet për krimet mjedisore.

Nëse një qytetar konstaton ndotje të tokës, ujit, parqeve, plazheve apo ndotje akustike, mund ta denoncojë problemin.

“Mirëmëngjes dhe me aplikacionin “Komisariati Digjital”, ku është bërë aktive dritarja e re për denoncimin e Krimit Mjedisor, e ku tani mund të denonconi ndotjen e tokës (vendbanimit, rrugëve, parqeve, plazheve), ujit, depozitimet e paligjshme të mbetjeve, ndotjen me inerte dhe ndotjen akustike, ju uroj edhe një ditë të mbarë”, shkruan Rama bashkangjitur videos së publikuar.

https://www.youtube.com/watch?v=PC5TRSeh-lU

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH