Aktualitet

Apeli ndryshon masat e sigurisë për 3 kontrollorët e Rinasit

Shkruar nga Liberale
Apeli ndryshon masat e sigurisë për 3 kontrollorët e Rinasit

Gjykata e Apelit Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë për 3 kontrollorët e Rinasit. Flora Ndreca nga “arrest shtëpie” është vendosur ndaj saj masa “detyrim paraqitje”.

Ndërsa Muhin Mezini është liruar nga arresti në burg duke e lënë në “arrest shtëpie”. Po ashtu edhe kontrollori tjetër Armando Fezga është vendosur ndaj tij masa “arrest shtëpie”.

Sipas prokurorisë, “provohet se shtetasit Flora Ndreca, Armando Fezga dhe Muhin Mezini në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë ndikuar tek vartësit e tyre për të plotësuar formularin e paaftësisë së përkohshme për punë, me qëllim shmangien e detyrimit ligjor për të ushtruar detyrën e tyre funksionale në institucionin e rëndësiusë së vecantë. Keta shtetas me veprimet dhe mos veprimet e tyre në bashkëpunim, kanë sjellë pasoja të rënda në dëm të udhëtarëve dhe personit juridik”.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH