Aktualitet

Apeli liron nga burgu mjekun Edvin Prifti

Shkruar nga Liberale
Apeli liron nga burgu mjekun Edvin Prifti

Apeli ka lënë të lirë mjekun e QSUT, Edvin Prifti, i cili u arrestua në muajin shkurt për shumën e parave që iu gjet në banesë.

SPAK i gjeti mjekut Edvin Prifti në banesë dhe në zyrë 250 mijë euro, si dhe 160 milionë lekë.

Ndërkohë, Gjykata e Posaçme e Apelit nuk ka ndryshuar masën arrest me burg për gjyqtaren e pezulluar të Krujës, Enkeleda Hoxha, avokatin Aldo Tabaku, kryesekretaren Manuela Mallkuçi dhe 7 personave të tjerë të akuzuar për “korrupsion”.

Të dyshuarit kundërshtuan masën “arrest në burg” caktuar në shkallën e parë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH