Aktualitet

Apeli lë në fuqi masën arrest shtëpie, gjyqtarja përplaset me policët

Shkruar nga Liberale
Apeli lë në fuqi masën arrest shtëpie, gjyqtarja

GKKO e Apelit ka lënë në fuqi masën e arrestit të shtëpisë më Mimoza Margjekën. Gjyqtarja pas seancës është përplasur me forcat e Policisë duke akuzuar shtetin.

Sipas Margjekës ky shtet është mafioz dhe kriminel pasi po e godet për refuzimin e mandatit ndaj Valbona Sakos, ish-kryebashkiakes së Durrësit të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

”Gjykata e Apelit lë në fuqi masën e arrest shtëpie. Ky shtet nuk bëhet më. Dilni përballë shtetit, harroje se guxon kush. Kush është goditur, kush është futur në burg. Mos më prek. Mos më prek. Mos kini frikë, nuk bëhet shteti me monstra. Shtet mafioz dhe kriminel.”- tha Margjeka.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH