Aktualitet

Apeli lë në fuqi dënimin me burg për ish-kryebashkiakun

Shkruar nga Liberale
Apeli lë në fuqi dënimin me burg për ish-kryebashkiakun

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë të pandryshuar dënimin me 1 vit burg për ish-kryebashkiakun, Adem Lala. Ai u fajësua për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij u ul në 8 muaj. Edhe pse u dënua me burg, Lala nuk shkon në qeli, pasi në vendimin e lënë sot në fuqi, dënimi i tij me burg është konvertuar me 1 vit e 4 muaj shërbim prove.

I njëjti vendim i heq atij të drejtën e ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.

Sipas SPAK, Lala kishte shpërdoruar detyrën gjatë një procedure privatizimi të një aseti publik teksa ishte kryebashkiak i Hasit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH