Aktualitet

Apeli i Papës: Disa konflikte kanë rrënjë të thella historike, por le të punojmë për paqen

Shkruar nga Liberale
Apeli i Papës:  Disa konflikte kanë rrënjë të thella

Papa Françesku ka ripërsëritur thirrjen e tij për ndalimin e luftërave anembanë botës dhe ka theksuar se mënyra më e mirë për zgjidhjen e problemeve është trajtimi i tyre me urtësi dhe durim.

“Le të vazhdojmë të lutemi për popujt që vuajnë nga lufta, teksa Krishtlindjet afrojnë, a do të mundemi, me ndihmën e Zotit, të bëjmë hapa konkretë drejt paqes?

Nuk është e lehtë, disa konflikte kanë rrënjë të thella historike, por kemi edhe dëshminë e burrave dhe grave që kanë punuar me urtësi dhe durim për bashkëjetesë paqësore, le të ndjekim shembullin e tyre”,- është shprehur Papa Françesku në Angelus në Piazza San.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH