Aktualitet

Apeli i mjekes shqiptare në Itali: Mos bëni ekzaminime të tepërta

               Publikuar në : 21:18 - 25/11/20 liberale

Mjekja shqiptare në Milano, Erseida Arra tha në Euronews Albania, se infektimet me Covid-19 në Itali janë të larta, ndërkohë pohoi se lajmi i mirë lidhet me faktin se numri i pacientëve në terapi intensive është i qëndrueshëm.

“Numri i viktimave është i lartë, por dje ka qenë numri më i lartë i vdekjeve. Është vënë re një numër stabël në terapi intensive dhe janë rritur numri i pacientëve, të cilët po kryejnë izolimin në shtëpi, dhe kjo tregon se simptomat janë të mirëmenaxhuara në kushte shtëpie”, tha ajo.

Mjekja shtoi se në krahasim me muajin mars, njohuritë për virusin janë më të mirë dhe kjo ndihmon në trajtimin e pacientëve të infektuar me Covid-19.

E pyetur mbi masat që ka aplikuar Italia për të frenuar Covid-19, mjekja shqiptare u shpreh: “Masat janë më të lehta, shkollat dhe çerdhet janë të hapura, disa aktivitete janë të hapura, pra gjerët esenciale. Dyqanet e fëmijëve janë të hapura, restorantet janë të mbyllura dhe baret janë të hapura nëse nuk konsumohet në vend. Sot nuk ka asnjë person që përdor maskën thjesht për ta mbajtur atë, por e përdorin me korrektësi. Qytetarët janë sensibilizuar dhe ndihemi më të lirë. Protokoll të mirëfilltë nuk ka”, theksoi doktoresha.

Mes tjerash ajo foli për vaksinën, ndërsa beson se aplikimi i saj do t’i japë fund pandemisë së Covid-19.

Po ashtu, mjekja Arra përçoi një këshillë për shqiptarët dhe kërkoi prej tyre të rujanë qetësinë dhe të shmagin terapitë e tepërta.

“Mendoj se duhet të jemi më koshientë dhe më të sigurt në vetvete. Në momentin që kemi një simptomë, shikoj që bëjnë skaner, radiografi, pa bërë një analizë të saktë që është një tampon dhe një analizë gjaku. Këto janë dy bazat kryesore që ne shikojmë kemi apo jo Covid. Të ruajnë qetësinë, nuk duhet të bëjnë analiza dhe ekzaminime të tepërta, ato që janë të nevojshme, njeriu qetësohet dhe bën terapinë përkatëse”, tha ajo

Tags: , , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back